Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi tha se brenda PD-së ka mbizotëruar grupi i radikalëve, të cilët nuk kanë fantazi për të sjellë ndonjë risi përveç mënyrës së ashpër si i bëjnë protestat.
Ai tha gjithashtu se qeveria e ka trashur zullumin ndërsa përmendi disa elementë që mund të ndikojnë në zgjedhjet e 11 majit 2025 mes të cilave tenderat publikë, presioni, bandat dhe patronazhistët.
“Ka një të mirë që në Tiranë do kemi votim elektronik që i shërben opozitës. Unë jam optimist për pozitën sepse kjo qeveri e ka trashur zullumin. Janë disa gjëra që mund të ndikojnë në procesin zgjedhor, që nga paraja publike, te presionet, sistemi i patronazhistëve, kemi bandat, të cilat janë reduktuar si pasojë e luftës së SPAK, por mendoj se do të kenë sërish ndikim në disa zona. Fatkeqësisht brenda PD ka dominuar grupi i radikalëve, të cilët nuk kanë fantazi për të bërë gjëra të tjera veç mënyrës se si i organizojnë protestat. PD ka me mijëra djem e vajza dhe me dhjetëra deputetë që janë të një linje pozitive. Unë jam optimist për zgjedhjet. Unë gjykoj qeverinë se çfarë është bërë mirë dhe çfarë është bërë keq dhe s’kam ndërmend të merrem me sherrnajën e brendshme në opozitë”, tha Shehi.