Vendosni fjalën kyçe....

Shehi: PS e PD kanë shkatërruar institucionet, ligji i ri zgjedhor thelbi


Kreu i LZHK-së Dash Shehi ka kritikuar ashpër ligjin zgjedhor të miratuar pas paktit PS-PD.

Ai tha se paktet mes dy partive kryesore në vend kanë shkatërruar institucionet dhe ligji i ri zgjdhor vetëm se pruitet ta përkeqësojë gjendjen e institucioneve dhe të vendit.

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhllin” Shehi theksoi se Shqipëria është qeverisur nga njerëz dhe jo institucione.

“Nëse i pëlqen kryetarit, një vesh kështu, një ashtu. Cilësia më e madhe që vlerësohet në politkkën shqiptare është besnikëria. Unë jam besnik i ideve të mia. Këta kanë shkatërruar krejt sensin e moralit politik. Kanë shkatërru institucionet mbi të cilat rregulloheshin ca gjëra. Këta kanë shkelmu thelbin, ligjin zgjedhor. Ne na dejtojnë njerëz, jo institucione, po njeriu ka limitet e veta. Mund të jetë e mirë po bëhet i keq rrugës. Po mund të jetë i keq që në fillim. Këtu punë shkojnë keq dhe punët nuk rregullohen me këtë ligj zgjedhor. Duhet t’ua kujtojmë këtë gjë shqiptarëve.” – tha Shehi.