Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka vijuar aksionin e luftës kundër informalitetit të pagave.
Sipas një njoftimi të DPT-së, aksioni ka përfshirë kontrollin e 1197 bizneseve në gjithë vendin gjatë dhjetorit duke synuar sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e tatimpaguesve për rëndësinë e deklarimit të pagave të vërteta.
Në njoftim thuhet gjithashtu se janë vënë 6.1 milionë lekë gjona ndërsa u bëhet thirrje bizneseve që të formalizojnë tregun e punës duke deklaruar pagat e vërteta të punonjësve.
“Aksioni kundër informalitetit në paga ka përfshirë kontrollin e 1,197 bizneseve në të gjithë vendin. Ky operacion synon sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e tatimpaguesve për rëndësinë e deklarimit të pagave reale. Nga këto kontrolle, 78% e bizneseve kanë reaguar pozitivisht duke ndryshuar deklarimet e pagave. Shkeljet e legjislacionit tatimor janë gjobitur me masa administrative në vlerën 6.1 milion lekë. Strukturat e hetimit dhe kontrollit të specializuar do të vazhdojnë hetimet ndaj individëve që nuk deklarojnë pagat reale. Deklarimi i pagës reale është detyrim ligjor dhe një hap i rëndësishëm drejt garantimit të barazisë fiskale dhe formalizimit të tregut të punës.” – thuhet në njoftimi e DPT-së më Facebook.