Paga minimale mujore neto e Turqisë do jetë 22,104 lira turke (630,36 dollarë) në vitin 2025, tha të martën presidenti turk Erdogan, duke shënuar një rritje prej 30% nga viti 2024.
Rritja e pagës minimale, e cila prek rreth 9 milionë punëtorë dhe shihet si një pikë referimi për rritjen e pagave të sektorit privat, pritet të rrisë inflacionin në muajt e ardhshëm, sipas ekonomistëve.
Sipas llogaritjeve të Reuters bazuar në studimet e Bankës Qendrore, një rritje e pagave prej 25% do rriste inflacionin vjetor midis 1.5 dhe 5 pikë përqindjeje.
Inflacioni turk ra në 47.09% në nëntor nga niveli më i lartë vjetor prej 75% në maj, kryesisht për shkak të politikave të shtrënguara monetare dhe fiskale. Megjithatë, përmirësimi ishte më i ngadaltë se sa ishte parashikuar më parë sipas Bankës Qendrore.