Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur në SPAK mëngjesin e sotëm.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se Veliaj do të pyetet në kuadër të hetimit që po zhvillohet ndaj tij për korrupsion.
Kryetari i Bashkisë Tiranë mbërriti në Prokurorinë e Posaçme rreth orës 09:00 dhe u fut brenda ambienteve të SPAK.
Kujtojmë që disa ditë më parë, Prokuroria e Posaçme dhe agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, sekuestruan telefonin e bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa.