Vendosni fjalën kyçe....

Akuzohet për korrupsion në zgjedhje, SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memolla


Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dhënë pretencën për kryebashkiakun socialist të Rrogozhinës, Edison Memolla.

Mësohet se prokurori Edvin Kondili ka kërkuar, dënimin me 1 vit burgim për Memollën, për veprën penale të korrupsionit aktiv ne zgjedhje kryer në bashkëpunim

Si dënim plotësues u kërkua dhe heqja e se drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhe 5-vjeçare.

Seanca e radhës ku pritet te behet mbrojtja dhe shpallja e vendimit u la për me 10 janar.

Sipas SPAK, Memola në zgjedhjet e pjesshme ndikon tek i pandehuri Blerim Xhamani me detyrë elektriçist pranë FSHU Durrës, dega Rrogozhinë, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim për të votuar në favor të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 06.03.2022, si dhe komunikon me të pandehurin Blerim Xhamani, për punësime në Bashkinë Rrogozhinë, në këmbim të votës.

I pandehuri Ndriçim Tafxhafa, i ka premtuar një shtetaseje për shlyerje të detyrimeve ndaj OSHEE dhe për strehim, duke i kërkuar të votonte në favor të një kandidati të caktuar në zgjedhjet e pjesshme lokale që do të zhvilloheshin në Rrogozhinë në datën 6 mars 2022.

Gjithashtu të pandehurit Blerim Xhamani dhe Isuf Tosku kanë falsifikuar të dhënat në procesverbalin e ndërprerjes së energjisë elektrike, duke paraqitur të dhëna të rreme, pasi nuk ia kanë ndërprerë faktikisht energjinë elektrike abonentit debitor.