Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutohet në Meksikë trafikanti i arratisur kanadez i Hells Angels


Pak më shumë se një vit nga vrasja e profilit të lartë në një palestër në Canvcun ku një nga trafikantët kryesorë të Canadian Hells Angels, Samy Tamouro të lidhur me CJNG (Jalisco New Generation Cartel) një tjetër i arratisur kanadez, i kërkuar që nga prilli 2022, u qëllua për vdekje në Playa del Carmen.

Kanadezi i qëlluar për vdekje në një parking në Playa del Carmen është identifikuar si 39-vjeçari Mathieu Bélanger nga Quebec. Sipas informacioneve lokale, ai jetonte në Playa del Carmen me të dashurën e tij duke përdorur dokumente false meksikane. Dyshja kanë qenë të lidhur me një grup të Canadian Hells Angels që furnizonte drogë në zonën më të madhe të Montrealit, Quebec.

Të shtunën, Bélanger u gjet i vdekur në makinën Jeep Wagoneer, i qëlluar pesë herë në kokë. Ai sapo kishte dalë nga një qendër ushqimore GNC në Playacar dhe ishte i vetëm në automjetin e tij në kohën e të shtënave nga dy burra me motor.

Të paktën tre vrima plumbash ishin të dukshme në dritaren e shoferit ndërsa në vendin e ngjarjes u gjetën një duzinë gëzhoja.

Sipas Riviera Maya News, duke cituar hetuesit vendas, Mathieu Bélanger u vra nga anëtarët e fraksionit Los Chapitos të kartelit Sinaloa. Faqja lokale e lajmeve DIME News Quintana Roo raportoi se Mathieu ishte anëtar ose i lidhur me kartelin CJNG. Media të tjera në Kanada raportuan se ai ishte bërë një figurë e besuar e trafikimit brenda CJNG gjatë kohës së tij të shkurtër në Meksikë.

Ai dyshohej se ishte pjesë e një grupi të quajtur Fratrum, i sponsorizuar nga figura e Hells Angels Montreal, Vincent Boulanger.

Sipas hetuesve, Fratrum kërkoi të merrte kontrollin e territoreve të trafikut të drogës në zonën më të madhe të Montrealit dhe anëtarët e saj përdornin kompani për të pastruar para. Rezidenca e Bélanger u kontrollua nga hetuesit e ENRCO në dhjetor 2020. Një urdhër arresti për të dhe partneren e tij u lëshua në prill 2022, dyshja u larguan atë muaj në Oaxaca, Meksikë.

Në Kanada ai njihej si trafikant droge “Barbu” i cili kishte lidhje me Hels Angels. Si ai dhe partnerja e tij 33-vjeçare, gjithashtu nga Quebec, jetonin në Playa del Carmen dhe konsideroheshin të arratisur.

Dyshja u vunë në shënjestër si pjesë e hetimit Percuter, të kryer në prill 2022 nga Skuadra Kombëtare e Represionit të Krimit të Organizuar (ENRCO) dhe kishte për qëllim çmontimin e organizatës kriminale. Bélanger kërkohej në Kanada nga Sureté du Québec (SQ) për posedim të paautorizuar të një arme zjarri dhe ruajtje të pahijshme.

Mathieu Bélanger ishte i afërt me një nga drejtuesit e grupit Fratrum, Seeyomak Salemi-Seyfeddine, i njohur “Persiani” i cili ka lidhje të ngushta me Hells Angels. Ai u arrestua në prill 2022 dhe në 2023 u deklarua fajtor për akuzat për trafik kokaine.

Edhe pse ai u largua nga Kanadaja, si shumë trafikantë të tjerë të kërkuar iku në Meksikë, mbeti shumë aktiv në trafikun e kokainës në Quebec dhe vijoi të bashkërendohej nga Meksika.

Partnerja e tij, Andrée-Ann Vignola Sullivan, 33 vjeç, kërkohet gjithashtu nga Quebec për akuzat për armëmbajtje pa leje. Të dy janë nga Repentigny, Quebec. Çifti u transferua në Quintana Roo nga Oaxaca në vitin 2022. Ajo mbetet në Playa del Carmen me fëmijët e tyre.

Arrestimi i fundit në Meksikë

Ata kishin jetuar në Playa del Carmen për dy vjet pasi u zhvendosën nga Oaxaca. “Barbu” raportohet se ka vijuar veprimtarinë e tij kriminale të lidhur me Kanadanë në Playa del Carmen. Mathieu Bélanger u arrestua nga policia e Playa del Carmen në prill 2024.

Bélanger u ndalua nga SSC (Sekretariati i Sigurisë së Qytetarëve) i Solidaridad në një pikë kontrolli federale në autostradë në prill 2024 dhe u arrestua pasi policia gjeti një revolver, municion dhe atë që dukej të ishte një sasi e madhe metamfetamine në automjetin e tij. Kamioni i tij Chevrolet u sekuestrua në momentin e arrestimit. Më pas ai u lirua.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Borderland Beat

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani