Vendosni fjalën kyçe....

Kanosi gruan dhe fëmijët se do i digjte me benzinë dhe i vuri zjarrin shtëpisë, arrestohet 54-vjeçari në Kamëz


Një 54-vjeçar u arrestua nga policia në Kamëz, pasi kanosi bashkëshorten e tij dhe fëmijët e tyre, se do t’i digjte me benzinë.

Në njoftimin zyrtar thuhet se 54-vjeçari më pas i vuri zjarrin banesës.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Tuk Jakova”, një shtetas kishte kanosur për jetën familjarët e tij, menjëherë kanë organizuar punën për vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat i veprimeve profesionale të punonjësve të Policisë, është kapur dhe vënë në pranga shtetasi Bashkim Domi, 54 vjeç.

Ditën e djeshme, në rrugën “Tuk Jakova”, ky shtetas dyshohet se ka kanosur bashkëshorten e tij dhe fëmijët e tyre se do t’i digjte me benzinë dhe më pas i ka vënë zjarrin banesës. Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.