Vendosni fjalën kyçe....

Me 202 km/orë në rrugën Peqin-Elbasan, ndëshkohet drejtuesi i mjetit


Policia Rrugore ka ndëshkuar dy drejtues mjetesh të cilës janë kapur duke lëvizur me shpejtësi 198 km/orë dhe 202 km/orë në orë në rrugën Peqin-Elbasan.

Përveç gjobave maksimale drejtuesve të mjeteve u janë hequr 8 pikë nga leja e drejtimit.

“Shpejtësia vret jetën! 198 km/h deri në 202 km/h në aksin rrugor  Peqin -Elbasan, ku shpejtësia e lejuar është 80 km/h, ku trafiku është ende shumë i lartë. Shpejtësi që rrezikojnë seriozisht jetën e përdoruesve të rrugës. Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, ka ndaluar dhe ndëshkuar drejtuesit e mjeteve me masa maksimale dhe zbritje deri në 8 pikë nga Leja e Drejtimit. Policia Rrugore apelon dhe njëhere për të gjithë drejtuesit e mjeteve, për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor. Stop shpejtësisë fluturuese para se aksidenti t’ju ndalojë juve. Kujtoni gjithmonë: Qarkullojmë më ngadalë për të jetuar më gjatë. Drejto automjetin duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor – familja po të pret në shtëpi.Të gjitha akset rrugore nacionale dhe qendrat urbane, monitorohen me mjete inteligjente nga Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore dhe Policia Rrugore vendore në çdo qark.” – thuhet në njoftimin e Policisë Rrugore.