Vendosni fjalën kyçe....

Putin: Biden më propozoi shtyrjen e anëtarësimit të Ukrainës në NATO deri në 15 vite


Anëtarësimi në Aleancën e Atlantikut të Veriut ka qenë një kërkesë e kahershme e Kievit.

“Në vitin 2021, presidenti aktual Biden më propozoi pikërisht këtë: të shtyhej pranimi i Ukrainës në NATO për 10-15 vjet, sepse vendi nuk ishte ende gati. Unë u përgjigja logjikisht ‘po, (Ukraina) nuk është gati sot. Por ju do ta përgatisni atë që të jetë gati dhe do ta pranoni’” (si anëtar)”, tha Putin gjatë një konference për shtyp në televizion.

Kievi e paraqet anëtarësimin në Aleancën e Atlantikut të Veriut si të domosdoshëm për sigurinë e tij përballë Rusisë dhe kërkon një ftesë për t’u anëtarësuar sa më shpejt të jetë e mundur.

Udhëheqja ukrainase, megjithatë, ka pranuar se pranimi i saj mund të vijë pas luftës me Rusinë, të shkaktuar nga pushtimi rus në shkurt 2022.

Në fillim të dhjetorit, Kremlini paralajmëroi përsëri se pranimi i Ukrainës në NATO do të përbënte një kërcënim “të papranueshëm” për Rusinë./TASS