Bashkëthemeluesi i partisë “Djathtas 1912”, Enkelejd Alibeaj, pohoi pasditen e sotme se koalicioni parazgjedhor me Shehin e LZHK-së do bazohet në tre vlera thelbësore si lista e hapuora, mbëhtetja për drejtësinë dhe raportet e shëndetshme me ndërkombëtarët.
I ftuar në emisionin Studio Live në Report Tv, Alibeaj shënjestroi kryeministrin Rama dhe kreun e PD-së Berisha se janë bashkë për të goditur SPAK-un e Gjykatën e Posaçme, por edhe për të ruajtur status-quo e kryetarokracisë. Sipas tij kjo gjë u vërtetua me bashkimin e votave për amnistinë penale dhe kodin e ri zgjedhor.
“Rama dhe Berisha bënë gjithçka, me një situatë suerreale, luftë, tymnajë, sherr, protesta njëri, tjetri që anatemonte, bashkuan votat në tragetin e përbashkët që kanë që është SPAK dhe GJKKO, historia e tregon arsyen reale përse janë bërë bashkë dhe bashkuan votat edhe kundër shqiptarëve. Duan të mbajnë staus qounë e kryetarokracisë. I kanë bërë të gjitha përpjekjet, i bënë në korrik se bashkuan votat”, u shpreh Alibeaj.
Më tej ai komentoi edhe mosbindjen civile të PD-së teksa tha se kreu i PD-së Berisha arrin të mbledhë vetëm numra mjeranë rreth vetes në protesta.
“Mjafton faktin që të shohësh pjesëmarrjen. Kam qenë dikur te PD-ja, jam krenar për qëndrimet që kam mbajtur. Rrugët tona janë ndarë dhe janë të kundërta. Bëj krahasim me atë se çfarë dikur një parti arrinte të grumbullonte, me numrat mjeranë që grumbullohen tani. Nuk ka asgjë të përbashkët në konceptim mosbindje civile janë grumbullime të bëra nga PD për synimet e tyre. Një pjesë i drejtohet kundër sistemit të drejtësisë. E marrim të mirëqenë qeverinë teknike, në parim jam dakord se kjo qeveri nuk bën zgjedhje të lira dhe të ndershme. Deputetët e tij janë thjeshtë memecë dhe të verbër, ngrenë dorën siç thotë ai, në asnjë lloj shansi teorik, jo më praktik nuk ta jep. Ky është synim si një shpresë e vakët e përdorur nga përfaqësuesit më të lartë të PD, për të mbajtur entuziazmin e ditës te militantët dhe nuk është aspak realiste”, thekson Alibeaj.