“Sali Berisha s’e ka derën hapur, Basha e të tjerët po” – Alibeaj e Shehi nënshkruajnë koalicion parazgjedhor


Ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj, tashmë bashkëthemelues i partisë “Djathtas 1912” nënshkroi sot një koalicion parazgjedhor me kreun e LZHK-së Dashamir Shehi.

Dyshja thanë se të gjitha partitë opozitare e kanë të hapur derën nëse duan t’i bashohen koalicionit me përjashtim të Sali Berishës, shkruan Shqiptarja.

Alibeaj theksoi se Basha megjithatë e ka të hapur derën pavarësisht ndarjes mes tyre para pak muajsh.

“Ka hapësirë për këdo, për Bashën, për deputetë të tjerë, figura publike, për lëvizje të tjera. Por të jemi të qartë, ky është një koalicion vlerash, nuk ia mohoj vlerat askujt, por do duhet të jemi të qartë kjo është një platformë që e pozicionin veten politikisht në opozitë me shumicën e sotme, dhe partitë e shumicës së sotme, të distancuar me subjekte apo parti të cilat kanë kontribuar me votë në mbylljen e listave, së dyti që gjatë gjithë kësaj kohe kanë delegjitimuar institucionet e drejtësisë dhe që kanë marrëdhënie të ngrirë me partnerët ndërkombëtar.” – tha Alibeaj.