Vendosni fjalën kyçe....

Shehaj: Hyjmë vetëm në zgjedhje. Alibeaj: Bashkëpunojmë me PD-në po jo me ata që sulmojnë SPAK-un


Kreu i Lëvizjes Mundësia Agron Shehaj tha mbrëmjen e sotme se partia e tij nuk do bënte koalicion me asnjë forcë politike dhe se do hynte e vetme në zgjedhjet e 11 majit 2025.

Ndërkohë ai i Djathtas 1912 Enkelejd Alibeaj tha se mund të bashkëpunojë me element të ndryshëm në PD po jo me ata që sulmojnë SPAK-un, duke nënkuptuar kreun e saj Berisha.

Enkelejd Alibeaj: Ne përjashtojmë bashkëpunimin me maxhorancën. Jemi të hapur të bashkëpunojmë me PD, por jo me elementë, që kanë probleme me aleatët tanë dhe që sulmojnë drejtësinë.” – tha ai në emisionin “Log” në Neës24.
Agron Shehaj: “Ne nuk bëjmë aleancë me asnjë forcë politike, do hyjmë vetë në zgjedhje.”