Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë, një person qëllohet teksa dilte nga xhamia


Të shtëna me armë zjarri janë shënuar pak minuta më parë në lagjen e re të qytetit të Bulqizës.

Dyshohet se një person i paidentifikuar ende nga policia ka shtënë me armë zjarri drejt një personi tjetër i cili po dilte nga ambientet e xhamisë pas faljes së namazit të së premtes.

Burime bëjnë me dije se shënjestër e atentatit ka qenë shtetasi Luan Tërnova.

Ky i fundit mësohet se pasi ka raportuar ngjarjen është paraqitur në komisariatin e Bulqizës për të denoncuar rastin.