Olivia Hussey lindi në Buenos Aires, Argjentinë, në vitin 1951, dhe u transferua në Londër në moshën shtatë vjeçare, ku filloi studimet në shkollën dramatike të Akademisë Italia Conti.
Ajo ishte vetëm 15 vjeç kur regjisori i njohur i filmit “Romeo dhe Zhulieta”, Franco Zeffirelli, e zbuloi në një shfaqje teatrale, duke e ftuar të luante rolin e Zhuljetës. Në atë kohë, ajo ishte duke luajtur përballë Vanessa Redgrave në shfaqjen “The Prime of Miss Jean Brodie”.
Zeffirelli po kërkonte një aktore mjaft të re që do të ishte e besueshme si Zhuljeta në versionin përfundimtar kinematografik të veprës së Shekspirit./BBC