Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Koka e korrupsionit që ka mbërthyer Shqipërinë është vetë Edi Rama


Lulzim Basha, ka reaguar pas intervistës së Edi Ramës për Zërin e Amerikës, duke postuar një video me deklaratat e tij të mëparshme ku shprehej se “Shqipëria nuk është republika e prokurorëve dhe gjyqtarëve.”

Në postimin e tij në Facebook, Basha thotë se Edi Rama është arkitekti i korrupsionit qeveritar dhe personi që ka minuar drejtësinë në Shqipëri.

Ai e cilëson Ramën si përgjegjës për lidhjet mes pushtetit dhe krimit të organizuar, amnistimin e të korruptuarve dhe pengimin e reformave ligjore.

“Shqipëria ka nevojë për një qeveri që lufton seriozisht korrupsionin e kudondodhur, jo për atë që e ka bërë vendin të pajetueshëm për familjet shqiptare,” deklaroi ai, duke nënvizuar se vendi meriton ndryshim dhe një qeverisje të ndershme.

 

Postimi i plotë i Bashës:

 

Siç thotë populli, peshku qelbet nga koka, dhe koka e korrupsionit që ka mbërthyer Shqipërinë është vetë Edi Rama.

Amnistuesi i të korruptuarve të dënuar nga GJKKO-ja, njeriu që ka përdorur krimin e organizuar për zgjedhjet, dhe i ka dorëzuar pushtetin krimit, ai që ka mbrojtur çdo qeveritar të zhytur në korrupsion dhe të lidhur me krimin,  penguesi i zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, është minuesi i  Drejtësisë, të cilën ka kërkuar ta kapë dhe ta sabotojë në çdo hap, dhe jo ai, që siç pretendon, po i jep fund pandëshkueshmërisë.

Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe një qeveri që lufton seriozisht korrupsionin e kudondodhur. Këtë nuk e bën dot arkitekti i korrupsionit qeveritar që u tregon shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve “noc rrokun”, dhe e ka bërë vendin të pajetueshëm për familjet shqiptare.

Shqipëria meriton më shumë