Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim në Shijak për kërcënimin me thikë dhe grabitjen e celularëve të dy shtetasve.
Sipas njoftimit të policisë, dy të rinjtë kanosën me thikë dy qytetarë dhe iu morën telefonat.
Një nga autorët u arrestua menjëherë, ndërsa tjetri është shpallur në kërkim pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Ngjarja ka ndodhur në parkingun e një lokali në fshatin Borakë, Njësia Administrative Xhafzotaj, ku autorët pas grabitjes janë larguar me një automjet tip benz.
Njoftimi:
“Kanosën me mjetë prerës (thikë) dy shtetas, dhe u morën celularët, ndërhyrja në kohë e Policisë identifikoi dhe çoi në pranga një prej autorëve, si dhe u shpall në kërkim autori tjetër i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin O. K., 28 vjeç, banues në Shijak, dhe shpallën në kërkim shtetasin F. Ç., 28 vjeç, banues në Shijak, (i cili ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi).
Këta shtetas në parkingun e një lokali në fshatin Borakë, Njësia Administrative Xhafzotaj, nën kërcënimin e një mjeti prerës (thikë), kanë kërcënuar dy shtetasit H. K, dhe E. D, duke ju marrë telefonat, dhe më pas janë larguar me një automjet tip benz.
Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke kapur dhe arrestuar njërin prej autorëve dhe vijon puna intensive për kapjen e autorit tjetër i cili braktisi automjetit dhe u largua me shpejtësi në këmbë.
Në cilësinë e provës materiale Policia sekuestroi automjetin tip benz i përdorur nga autorët e ngjarjes.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.