Presidenti i zgjedhur Donald Trump, i ka kërkuar Gjykatës së Lartë të SHBA-së që të shtyjë ndalimin e mundshëm të TikTok-ut, ndërkohë që ai punon për një “zgjidhje politike”.
Presidenti i zgjedhur Donald Trump, i ka kërkuar Gjykatës së Lartë të SHBA-së që të shtyjë ndalimin e mundshëm të TikTok-ut, ndërkohë që ai punon për një “zgjidhje politike”.
Avokati i tij depozitoi të premten një dokument ligjor në gjykatë, ku theksohet se Trump “është kundër ndalimit të TikTok-ut” dhe “kërkon mundësinë që ta zgjidhë çështjen përkatëse përmes mjeteve politike pasi të marrë detyrën”.
Më 10 janar, gjykata do të shqyrtojë argumentet lidhur me një ligj të SHBA-së që i kërkon pronarit kinez të TikTok-ut, ByteDance, të shesë kompaninë te një firmë amerikane ose përballet me ndalim më 19 janar – një ditë para se Trump të marrë detyrën.
Zyrtarët dhe ligjvënësit amerikanë kanë akuzuar TikTok dhe ByteDance për lidhje me qeverinë kineze, akuza që këto kompani i mohojnë.
Këto akuzat, për një aplikacion që ka 170 milionë përdorues në SHBA, çuan Kongresin të miratojë një ligj në prill, të cilin Presidenti Joe Biden e nënshkroi, i cili kërkon që TikTok të shitet ose të ndalohet.
Një incident i rëndë ka ndodhur sot, më 10 gusht 2025, rreth orës 12:32 në rrugën “Ibrahim Rugova” në qytetin…
Një person ka mbetur i vrarë mbrëmjen e së hënës në lagjen “Hajvali” në Prishtinë. Policia e Kosovës ka konfirmuar…
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në rrugën Prishtinë-Pejë, në Komoran të Kosovës. Sipas raportimeve, në këtë aksident janë…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim Drejtorin për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të…
Policia e Kosovës tha ka arrestuar të dyshuarin për vrasjen e një personi mbrëmjen e së dielës në Prizren. “Gjatë…
Një incident i rëndë ka ndodhur sot, më 10 gusht 2025, rreth orës 12:32 në rrugën “Ibrahim Rugova” në qytetin…