Avokati Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me hetimin që SPAK-u ka hapur ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt dhe procesit hetimor që po zbatohet për këtë rast.
Manjani pohon se gjetjet e avokatëve të Veliajt tregojnë për abuzim me ushtrimin e ndjekjes penale dhe jo me një proçes të rregullt ligjor.
Ai ngre shqetësimin se “Drejtësia e re” ka kohë që bën një sjellje abuzive rutinë në proceset hetimore, gjë të cilën ai e ka denoncuar shpesh herë.
Sipas tij, nëse injorohen procedurat dhe proçesi, qoftë dhe me idenë se “mirë po ja bëjnë” atij që kemi inat, atëherë kjo mund t’i ndodhë çdo qytetari.
“Personalisht nuk më çudisin. Kam kohë që denoncoj një sjellje abuzive rutinë tashmë të asaj që quhet drejtësi e re. Por si avokat dhe si qytetar i informuar, ftoj cilindo që të ketë vemendjen qytetare pikërisht tek garancinë e dhunuara, më shumë sesa tek turithyerja politike e publike që i bëhet personit Erion Veliaj. “ – shprehet Manjani.
Statusi:
E kuptoj që llogjika kolektive sot nuk kërkon proces të rregullt. As procedurë.
Por në fakt shqetësimi real i publikut duhet të jenë procesi dhe procedurat. Ato janë GARANCIA e vetme që mbrojnë cilindo nga abuzimi.
Nëse injorohen procedurat dhe proçesi, qoftë dhe me idenë se “mirë po ja bëjnë” atij që kemi inat, duhet të mos çuditemo aspak kur kjo ti ndodhë secilit prej nesh.
Unë them që as hasmit nuk duhet ti ndodhë abuzimi me proçesin.
Gjetjet e mbrojtësve ligjorë të Erion Veliaj, të cilat i lexova në mediat elektronike, janë alarmante dhe tepër shqetësuese.
Personalisht nuk më çudisin. Kam kohë që denoncoj një sjellje abuzive rutinë tashmë të asaj që quhet drejtësi e re. Por si avokat dhe si qytetar i informuar, ftoj cilindo që të ketë vemendjen qytetare pikërisht tek garancinë e dhunuara, më shumë sesa tek turithyerja politike e publike që i bëhet personit Erion Veliaj.
Gjetjet e avokatëve tregojnë për abuzim me ushtrimin e ndjekjes penale dhe jo me një proçes të rregullt ligjor.
Nisje hetimesh pa dyshim të arsyeshëm; hetime të mbajtura të fshehta dhe me anonimatë;kontrolle dhe sekuestro abuzive; intimidim personash të pyetur; dalje të dhënash në media. etj…
Kaq.
****
Nëse kjo më llogaritet si “mbrojtje” për Erion Velinë, aq më bën. Por lexoni ç’thonë mbrojtësit në këtë proçes sepse janë shqetësimi yt gjithashtu!