Vendosni fjalën kyçe....

Viti 2024 do mbyllet me një dukuri tejet të rallë, Hënën e zezë


Këtë fundviti do shihet një tjetër ngjarje e rrallë astronomike që do ndodhë në qiellin e natës. Më 30-31 dhjetor, do ketë një Hënë të zezë të rrallë për t’u pare.

Çfarë është Hëna e zezë?

Ju ndoshta keni dëgjuar për Hënën blu; është një dukuri shumë më e njohur që është e ndryshme nga një Hënë e zezë, por megjithatë është e dobishme për t’i kuptuar.

Një Hënë blu, që e mori emrin nga edicioni i vitit 1937 i Almanakut të Maine Farmer, mund të ndodhë në dy gjendje. Është ose hëna e tretë e plotë në një sezon me katër Hëna të plota (stinët zakonisht kanë vetëm tre Hëna të plota), ose Hëna e dytë e plotë në një muaj.

Është interesante se ky përkufizim i dytë është më i popullarizuari, por në fakt është ndërtuar mbi një keqkuptim. Në një shkrim të vitit 1946 të shkruar për revistën Sky and Telescope, James Hugh Pruett i referohej gabimisht Hënës blu si hëna e dytë në të njëjtin muaj. Edhe pse ai e bëri këtë gabim, ideja ka mbetur në qarkulim që atëherë.

Ky shpjegim është ngatërrues, por i rëndësishëm, sepse Hënat e zeza kanë gjithashtu dy përkufizime që funksionojnë përgjatë linjave të ngjashme. Por nëse një Hënë blu bazohet në numrin e Hënave të plota në një periudhë të caktuar, një Hënë e zezë bazohet në numrin e Hënave të reja. Pra, është ose Hëna e tretë e re në një sezon me katër Hëna të reja (ashtu si homologia e saj blu) ose është Hëna e dytë e re në një muaj të vetëm, shkruan IFL.

Hëna e zezë e ardhshme do jetë një shembull i përkufizimit të dytë dhe do ndodhë në 4:26 pasdite më 30 dhjetor 2024. Kjo do të thotë se do jetë 30 dhjetor për Amerikën, por 31 dhjetor për Evropën, Afrikën dhe Azinë.

Hënat e zeza janë të rralla, por ajo që përkufizohet si e dyta nga dy në një muaj të vetëm janë më të zakonshme (që ndodhin një herë në 29 muaj) sesa përkufizimi sezonal (që ndodh çdo 33 muaj). E fundit ka ndodhur më 19 maj 2023. 

Fatkeqësisht, sado e rrallë të jetë kjo lloj ngjarje astronomike, ajo në fakt nuk është e dukshme në qiellin tonë. Ashtu si me çdo Hënë të re, një Hënë e zezë ndodh kur Hëna është pothuajse midis Tokës dhe Diellit, duke e bërë të vështirë për t’u parë sepse ana që ndriçohet nga Dielli është e kthyer nga Toka. Sidoqoftë, mungesa e Hënës në qiellin e natës mund ta bëjë gjithashtu këtë një kohë të mirë për të vështruar yjet, pasi ka më pak dritë për t’u penguar.

Dhe nëse jeni duke pritur për Hënën e ardhshme blu, hera tjetër që shfaqen dy Hëna të plota në të njëjtin muaj është 31 maj 2026, dhe Hëna tjetër sezonale blu është 20 maj 2027.