Vendosni fjalën kyçe....

Azerbajxhani kundërpërgjigjet, shkurton kohëqëndrimin e rusvëve në vend


Qëndrimi i shtetasve rusë në Azerbajxhan është shkurtuar nga 180 në 90 ditë, njoftoi të dielën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Azerbajxhanit, Ayhan Hacizade.

Kryeministri i Azerbajxhanit Ali Asadov nënshkroi vendimin për të përgjysmuar qëndrimin e lejuar për shtetasit rusë që vizitojnë Azerbajxhanin brenda një periudhe njëvjeçare. Vendimi është marrë në bazë të parimit të ndërsjelltësisë, ka sqaruar Hacizade.

Ndryshimet e fundit në ligjin rus kanë çuar në një zvogëlim të kohëzgjatjes së qëndrimit për qytetarët e disa vendeve, përfshirë Azerbajxhanin, nga 180 në 90 ditë.