Kreu i PD-së Berisha ka premtuar se pensionistët dhe personat me rrogë të ulët do pajisen me kartën e konsumatorit ndërsa shtoi se do rikthehet TVSH-ja për ushqimet bazë.
Gjatë një takimi me demokratët e Degës 8 në Tiranë, kryedemokrati tha se PD-ja shkon te qytetarët pasi ka luftuar të keqen dhe sepse pakënaqësia ndaj qeverisë është maksimale.
“Ju, duhet ta dini se tre pensione ju mbahen në TVSH-në me ushqimet. Paguani për çdo kafshatë TVSH-në. Ato bëjnë tre pensione. Ato tre pensione, shkojnë për turistin që iu merr 4 euro. Kjo merr fund. Pensionistët, rrogëulëtit do kenë kartën e konsumatorit. Do t’u rikthehet një për një TVSH-ja e të gjitha ushqimeve bazë. Për të rritur rrogat e larta, i rritën. Nuk u kujtuan për këto tjerat. Asnjë qindarkë nuk rritën, por përkundrazi, Ne shkojmë te shumë njerëz, me shumë respekt. Argumentojmë se ku do t’i gjejmë paratë. Se do pyesin: Ku do i gjeni paratë. Hajdutëve do ua marrim ne ato. Shkojmë se kemi luftuar të keqen dhe luftojmë të keqen. Shkojmë sepse jemi shumicë sot. Pakënaqësia ndaj kësaj qeverie sot ka kufi vetëm qiellin. Ku t’i prekësh, vetëm hajdutë janë këta. Ndaj dhe, ju uroj dhe njëherë nga zemra këtë vit të ri. Tani e thonë këta analistët se, ishte viti i opozitës, unë nuk jam dakord se, viti i opozitës është viti 2025, është viti i fitores. Është radha jonë, është radha jonë.”, tha Berisha.