Një sherr me sende te forta dhe grushte ka ndodhur mbrëmjen e 28 dhjetorit në Tiranë, ku disa të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
Një prej personave të dhunuar mësohet se është djali i një oficeri të krimeve të rënda në Policinë e Shtetit. Ndërsa në sherr është përfshirë edhe djali i një ish-zyrtari të policisë së burgjeve.
Në komisariat janë shoqëruar 3 persona për tu marrë në pyetje. Mësohet se sherri ka nisur për motive të dobëta pas disa debateve që kanë pasur në rrjetin social TikTok.
Fillimisht janë takuar për t’u sqaruar, por nga debatet situata ka dalë nga kontrolli.