Vendosni fjalën kyçe....

Trump mban krahun e Elon Musk në debatin e vizave


Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump mbajti anën e mbështetësit kryesor dhe miliarderit, shefit të teknologjisë Elon Musk në një mosmarrëveshje publike mbi përdorimin e vizës H-1B, duke thënë se ai e mbështet plotësisht programin për punëtorët e huaj të teknologjisë, që kundërshtohet nga disa prej mbështetësve të tij.

Vërejtjet e Trump pasuan një seri postimesh në mediat sociale nga Musk, shefi i Teslas dhe SpaceX, i cili u zotua të premten vonë të luftojë fort për të mbrojtur programin e vizave për punonjësit e huaj të teknologjisë.

Trump, i cili vendosi për të kufizuar përdorimin e vizave gjatë presidencës së tij të parë, i tha Neë York Post të shtunën se ai ishte gjithashtu në favor të programit të vizave.

“Kam shumë punonjës me viza H-1B në pronat e mia. Unë kam besuar te H-1B. E kam përdorur shumë herë. Është një program i shkëlqyer,” citohet të ketë thënë ai.

Musk, një shtetas amerikan i natyralizuar i lindur në Afrikën e Jugut, ka pasur një vizë H-1B dhe kompania e tij e makinave elektrike Tesla ka marrë 724 viza këtë vit. Vizat H-1B janë zakonisht për periudha trevjeçare, megjithëse mbajtësit mund t’i zgjasin ato ose të aplikojnë për Green Card.

Sherri nisi në fillim të kësaj jave nga aktivistë të së djathtës ekstreme, të cilët kritikuan zgjedhjen e Trump, Sriram Krishnan, një kapitalist indiano-amerikan, si këshilltar për inteligjencën artificiale, duke thënë se ai do kishte ndikim në politikat e emigracionit të administratës Trump.

Tëeet-i i Musk iu drejtua mbështetësve të Trump dhe ekstremistëve që kundërshtojnë emigracionin, të cilët kanë kërkuar gjithnjë e më shumë që programi i vizave H-1B të anulohet mes një debati të nxehtë mbi emigracionin.