Është hapur për qarkullim Unaza e Madhe e Tiranës.
Vepra ka një gjatësi prej 28.7 kilometrash ndërsa shpejtësia e lejuar e lëvizjes është 90 km/orë.
Unaza do përdoret nga qytetarët të cilët duan të hyjnë në Tiranë nga hyrejt jashtë qytetit si nga Rruga e Arbrit, nga drejtimi i Durrësit apo i Elbasanit. Unaza e Madhe e Tiranës, krahas korsive së automjeteve, ka pjesë të projektit edhe elementët urbanë, si ndriçim dhe gjelbërim.