Rama kritikoi gjykatën lidhur me vendimin e dhënë prej saj për sekuestrimin e Portit të Limionit në Sarandë.
I pyetur mbi vendimin e gjykatës ai tha se bëhet rast për një rast flagrant të ndërhyrjes së një pushteti te një pushtet tjetë, gjë të cilën e quajti të papranueshne.
Rama tha se projekti në fjalë është një premtim elektoral i qeverisë.
“Rasti konkret është rasti më skandaloz i ndërhyrjes së drejtësisë në pushtetin ekzekutiv. Drejtësia ka një sërë detyrash të vetat të cilat s’i bën dot ai ekzekutiv. Po edhe ky i fundit është i pavarur në të drejtën për të vendosur. Nuk i thotë dot asnjë shkallë gjyqësore parlamentit s’i ta ngrejë dorën. As qeverisë asnjë lloj pushteti gjyqësor nuk i thotë qeverisë si të vendosë. Ai atje është një program elektoral. Unë kam premtuar atje portin turistik. As nuk është dhënë me koncesion. Është dhënë me qera ajo pjesë. Ështëë pronës e ushtrisë edhe kur të mbarojë investimi. Ushtria nga ai investim do marrë më shumë se ç’ka sot. Nëse siguria kombëtare jonë varet nga ai Limioni aty, unë dhe jut ë marrim avinin e parë dhe të kapim avionin e parë të ikim, se jemi të pushtuar. Bëhet fjalë për një projekt që e kam premtua. Në vend që jahtet të shkojnë të ankorohen në vende të tjera. të vijnë këtu. Do sillte në arktat e shtetit 300 milionë dollarë.” – tha Rama.
Ai shtoi se është në politikë për të bërë histori, gjë të cilën tha se po e bën bashkë me PS-në.
“Kjo është një kohë që po bëhet histori në Shqipëri. S’jam këtu për të ngrënë pula a shijuar jetën sipas mënyrës si e kuptojnë shijimin e jetës ata që kanë më shumë vetura pse çorape. Jam këtu për historinë dhe ne po bëjmë histori. Është e para herë që nga viti 1912 kur ka pasur Shqipëria një gjyq të paorientur a diktuar nga pushteti politik. S’ka pasur assnjë person të dënuar nga pushteti politik.”