Një 15-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi është kapur me një armë zjarri pa leje.
Adoleshenti me iniciale A.K. është ndaluar në Fushë-Mëzez.
Njoftimi
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, bazuar në informacionet e marra se një i mitur qarkullonte me armë zjarri, në Fushë-Mëzez, kanë organizuar punën dhe finalizuar në kapjen e arrestimin në flagrancë të shtetasit të mitur A.K, 15 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj 15-vjeçarit, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri dhe një dorezë metalike( përforcues grushti).”