Vendosni fjalën kyçe....

Laboratori i kokainës në Frakull/ Apeli i GJKKO merr vendim për Nikolin Gjolenën dhe të pandehurit e tjerë


Gjykata e Posaçme e Apelit la ne fuqi vendimin e shkallës së parë drogën në Fakull të Fierit. Togat e zeza cilësuan fajtor Nikolin Gjolena, duke lënë në fuqi vendimin e dënimit me 17 vite burg, por nga gjykimi i shkurtuar, dënimi i reduktohet në  11 vite e 4 muaj.

Ndërsa vendimi për të pandehurit ë tjerë është si vijon:

Viktor Cervanaku i dënuar me 15 vite burg, 10 me gjykim te shkurtuar

Enxhi Ferhati  i dënuar me 12 vite burg, 8 me gjykim te shkurtuar

Klajdi Kodra i dënuar me 17 vite burg, 11.4 me gjykim te shkurtuar

Bledar Matoshi i dënuar me 12 vite burg,  8 me gjykim te shkurtuar

Denilson Çervanaku i dënuar me 17 vite burg,  11.4 me gjykim të shkurtuar

Zenel Çervanaku i dënuar me  14 vite burg, 9.4 me gjykim te shkurtuar

Redion Meshi i dënuar me 14 vite burg, 9.4 me gjykim te shkurtuar

Julian Malaj i dënuar me 3 vite burg, 2 vite me gjykim te shkurtuar për ( moskallëzim krimi ) lirohet menjeherë.

Marildo Rona i dënuar me 12 vite burg, 8 me gjykim te shkurtuar.