Kryeministri Rama komentoi akuzat e opozitës ndaj kryebashkiakut të Tiranës Veliaj duke thënë se këtij të fundit i cenohet jeta familjare nga gjyqi publik që po i bëhet.
Ai theksoi se nuk komenton çështjet e institucionit të drejtësisë duke shtuar se linçimi publik i Veliajt është i neveritshëm dhe kërkimi i gijotinës për të është skandaloz.
“Erion Velisë i cenohet jeta e tij familjare nga gjyqi publik i bërë jo nga institucioni përkatës po të gjtihë ata që janë angazhuar në atë gjyq. I cenohet dinjiteti nga prokurorë e gjykatës tëulur nëpër kube mediatike apo të fshehur pas ekraneve të porateleve a socialeve. Këtë e di me siguri. Për pjesën tjettër nuk bënpërjashtim askush nga ajo që unë kam thënë në fillim. Nuk bëj komente për çështje të institucuioneve të drejtësisë. Mund të bëj koment për ndonjë veprim të formës së prerë, siç kam bërë për një shpifës recidivist. Është pak po e sigurt që linçimi publik i kryetarit të Bashkisë Tiranë është i neveritshëm dhe kërkimi i gijotinës për të është skandaloz.” – tha Rama.