Vendosni fjalën kyçe....

“Nesër surpriza të shumta në Tiranë, Veliaj në skenë për numërimin e ndërrimit të viteve” – Nënkryetari i bashkisë


Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi, tha se festa për ndërrimin e viteve do pushtojë kryeqytetin ndërsa theksoi se kryebashkiaku Veliaj do jetë në skenë për të numëruar sekondat e fundit të ndërrimit të viteve.

Ai tha hollësi për festën e planifikuar duke theksuar se në sheshin Skënderbej do ketë surpriza të shumta për qytetarët.

“Do ketë një klimë shumë festive. Edhe sonte ka festë, ka një koncert festiv që fillon prej orës 18.00 me DJ, Tre Musketjerët, etj. Ka spektakël. Por duhet bërë edhe marrja e masave për të garantuar spektaklin. Policia Bashkiake dhe Policia e Shtetit po punojnë për një plan për të mirëmenaxhuar trafikun e automjeteve dhe lëvizjet e qytetarëve. Qytetarët do orientohen në pika të veçanta. Por edhe automjetet që qarkullojnë përreth sheshit dhe rrugëve periferike. Vetëm nga ana e policisë bashkiake ka një prezencë prej mbi 100 efektivë të shtuar për këto dy mbrëmje, sidomos për mbrëmjen e nesërme.

Risi është festivali i dritave. Ndriçimi i fasadave i shoqëruar me muzikë, do të ndodhë edhe në këto 2 mbrëmje prej 17.30 deri në 22.00. Data 31 dhjetor tanimë po kthehet në një emblemë të kryeqytetit. Përpos festivitetit që jep fshati në sheshin Skënderbej do të fillojë edhe koncerti i madh që ka nga emrat më të mëdhenj të muzikës shqiptare. Do të ketë spektakël fishekzjarresh që do të jenë prezentë si gjithmonë. “Numërimi i ndërrimit të viteve do të bëhet nga kryebashkiaku”, tha Seferi.