Kreu i PD-së Berisha tha sot se për herë të parë që në vitin 2001, opozita është në gjendje të mbrojë votën e shqiptarëve.
Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët në selinë blu, ai tha se tre rezolutat në mbështetje të opozitës i shpallin zgjedhjet fasadë.
“Për herë të parë që nga viti 2001, opozita arrin të mbrojë votën. Janë 3 rezoluta që shpallin zgjedhjet fasadë, farsë. Kjo ishte mbrojtja e votës. Kjo është mbrojtja më e fuqishme që i bëhet votës, me rrugë paqësore. Rruga tjetër është me armë, por ne nuk jemi për konflikt civil.” – tha Berisha.
Më tej ai ceku çështjet ekonomike duke theksuar se programi ekonomik do jetë lokomotiva e PD-së në fushatë për zgjedhjet e 11 majit 2025.
“Nga janari dhe gjer ditën e fitores ka një përkushtim të plotë dhe total në paraqitjen e programit të PD për shqiptarët dhe ekspozimin e figurave, të të rinjve. Lokomotivë e fushatës sonë elektorale do të jetë programi ekonomik. Pensionistët e kanë pëlqyer shumë premtimin tonë për 200 euro minimumin jetik për çdo shqiptar dhe llogaritjen e pensioneve mbi këtë bazë. Por, lokomotivë e fushatës sonë elektorale do të jetë programi ekonomik i saj.” – theksoi Berisha.