Vendosni fjalën kyçe....

Qeveria u jep 10 mije lekë shpërblim punonjësve të policisë


Qeveria ka vendosur 10 mijë lekë të reja shpërblim për të gjithë efektivët e policisë me rol zbatues.

Sipas ministrit Hoxha vendimi i sotëm është vlerësim për punën e bërë nga policia gjat sezonit të verës si dhe nxitje për të vijuar punën me të njëjtin përkushtim.

“Me vendimin e sotëm, punonjësit e Policisë së Shtetit përfshihen në kategorinë e punonjësve që marrin shpërblim për festat e fundvitit. Punonjësit e Policisë në bashkëpunim me autoritetet e tjera kanë shënuar rezultate të rëndësishme, duke garantuar më shumë siguri dhe një sezon turistik të qetë. Ky shpërblim është gjithashtu një nxitje për të vijuar punën me të njëjtin përkushtim, për përmirësimin më tej të standardeve të shërbimit ndaj qytetarëve. Jam i bindur se me mbështetjen e Qeverisë dhe përkushtimin e efektivëve të saj, Policia e Shtetit do të vijojë të jetë një shembull i suksesshëm i forcës dhe besueshmërisë në shërbim të qytetarëve, sepse viti që vjen do të na përballë me sfida të tjera, siç janë organizimi i zgjedhjeve të lira e demokratike, ku Ministria e Brendshme dhe Policia kanë një rol kyç, por edhe sfidat e tjera kundër krimit të organizuar dhe paligjshmërisë në vend”, tha Hoxha.