Siria shpreson për “partneritete strategjike” me Ukrainën, i tha ministri i i Jashtëm homologut të tij ukrainas të hënën, ndërsa Kievi po lëviz për të ndërtuar lidhje me drejtuesit e rinj në Damask në mes të zbehjes së ndikimit rus.
Rusia ishte një aleat i vendosur i presidentit të rrëzuar Bashar al-Assad dhe i ka dhënë atij azil politik. Moska ka thënë se është në kontakt me administratën e re në Damask, duke përfshirë fatin e bazave ushtarake ruse në Siri.
“Do ketë partneritete strategjike mes nesh dhe Ukrainës në nivelet politike, ekonomike dhe sociale, dhe partneritete shkencore”, tha ministri i Jashtëm i sapoemëruar i Sirisë, Asaad Hassan al-Shibani.
“Sigurisht që populli sirian dhe populli ukrainas kanë të njëjtën përvojë dhe të njëjtat vuajtje që ne duruam gjatë 14 viteve,” shtoi ai, duke tërhequr me sa duket një paralele midis luftës brutale civile të Sirisë 2011-24 dhe pushtimit të Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022.
Sybiha, i cili gjithashtu takoi kreun “de fakto” të Sirisë Ahmed al-Sharaa në Damask të hënën, tha se Ukraina do dërgojë më shumë dërgesa ndihmash ushqimore në Siri pas mbërritjes së pritshme të 20 ngarkesave me miell të martën.
Presidenti ukrainas Zelensky njoftoi të premten e kaluar dërgimin e grupit të parë të ndihmave ushqimore të Ukrainës në Siri që përfshin 500 ton miell gruri, si pjesë e nismës humanitare të Kievit “Grurë nga Ukraina” në bashkëpunim me Programin Botëror të Ushqimit të OKB-së.