“Te Tuneli i Murrizit na ka goditur syri i keq”, tha kryeministri Rama, i cili tha se tuneli pritet të hapet në pranverë.
Teksa foli mbi projektet infratrukturore të vitit që vjen, ai tha se për punimet shtesë që po bëhen në tunelin e Murrizit, qeveria nuk do paguajë asnjë qindarkë shtesë dhe e gjitha kjo për shkak se projekti është me PPP (Partneritet Publik-Privat).
Tuneli i gjatë 3.7 kilometra ka nisur të hapet në maj 2019 po deri tani nuk ka përfunduar për shkak të rrëshqitjes së dheerave dhe gjeologjisë problematike.
“Një pikë kyçe ku na goditur fort syri i keq, tuneli i Murrizit, gjeologjia. Aty po bëhet një punë kolosale për të përballuar një gjeologji e cila faktikisht solli një surprizë në këtë rast, e hidhur. E gjithë ajo punë kolosale po bëhet pa asnjë qindarkë shtesë nga buxheti. Pse? Sepse po bëhet me PPP. Kjo është. Kur PPP bëhet siç duhet, barra ndahet. Atë surprizën gjeologjike e përballon kompania, jo buxheti. Shpresoj shumë që në pranverë, por s’dua të flas shumë, se aty na kanë parë sytë vërtetë vështirësi të mëdha, të hapet edhe ai.” – tha Rama.
Për sa u përket projekteve të tjera infrastrukturore, Rama tha se do ngrihet qendra e mbikëqyrjes së trafikut. Lidhur me projektet hekurudhore ai tha se ajo Tiranë-Durrës-Prishtinë është më përfundim dhe 80% e saj ka mbatuar.
“Do të ngrihet dhe funksionojë Qendra e Monitorimit të trafikut. Trafiku do monitorohet me kamera inteligjente. Çdo makinë, çdo person apo gjallesë tjetër që do kryqëzojë apo kapërcejë rrugën, do jetë kohë reale i monitoruar, edhe shpejtësitë, aksidentet, të gjitha makinat, kush ka sigurimin, kush nuk e ka bërë, targa dhe të gjitha me radhë. Dhe kjo do i shërbejë gjithashtu rendit ligjor dhe luftës kundër kriminalitetit. Hekurudha Tiranë-Durrës-Prishtinë është në përfundim, 80% të saj. Hekurudha Vorë-Hani i Hotit është firmosur kontrata, Durrës-Rrogozhinë, Durrës-Pogradec, me drafte dhe kontrata, si dhe drafti paraprak për elektrifikimin në funksion të hekurudhës.” – shtoi kryeministri.