Vendosni fjalën kyçe....

U ndaluan pas masakrës së Dobraçit, hiqet pezullimi për katër efektivët në Shkodër


Apeli ka hequr masëm e pezullimit për katër policët “Shqiponja” në Shkodër, të cilët dyshohen se nuk ndaluan një person të tretë pas masakrës së Dobraçit më 30 tetor 2024 ku u ekzekutuan Hamza Lici e Arlind Bushati dhe u vranë çifti i bashkëshortëve Bashkim e Flutura Basha.

Katër efektivët do hetohen në gjendje të lirë dhe do kenë detyrim paraqitjeje.

Dy policët e patrullëse dhe dy të Shqiponjave në Shkodër u ndaluan më 20 nëntor 2024 nga AMP-ja pasi dyshohen se nuk siguruan vendin e ngjarjes dhe nuk shoqëruan personin e tretë që ishte në vendin e ngjarjes dhe u pa në disa foto që qarkulluan në rrjet pas masakrës.

Dyshimet e para janë se personi në fjalë ka qenë Ibrahim Lici.