Vendosni fjalën kyçe....

“Vitin tjetër masa më të ashpra për përdorimin e telefonit. Bllokimi i rrugëve nga opozita i paligjshëm” – Qato


Drejtori i Policisë Rrugore të Tiranës Altin Qato paralajmëroi sot se vitin 2025ddo ketë ashpërsim të masave për përdorimin e telefonit në timon.

Sipas tij, përdorimi i telefonit është një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.

“Në 2025-ën mendojmë t’i japim prioritet goditjes së përdorimit të telefonit në drejtimin e mjetit. Është shkakur kryesor i aksidentit jo vetëm në vendin tonë, por edhe në rajon. Kjo është ajo pse kemi një shtim të aksidenteve të lehta. Ka dy momente reagimi, reagimi i drejtuesit të mjetit 1.5 sekonda dhe frenimi do distancë 60 m për 100 km/h. Dhe kur je me telefon në dorë vonohet reagimi i mjetit ndaj një situate”, tha Qato në News24.

Ai komentoi edhe protestat e opozitës në Tiranë duke thënë se bllokimi i rrugëve është i paligjshëm.

“Nuk mund të tubosh duke bllokuar aksesin për qytetarët. Nuk mund të protestosh që të bllokosh akset rrugore. Kushdo ka të drejtë të protestojë, por jo duke u kthyer në pengesë për qytetarët. Policia njoftohet, por nuk jep leje që të bllokosh rrugët. Policia nuk mund të tërhiqet, duhet siguruar jeta e çdo njeriu, sepse mund të ketë përplasje mes individëve, ndaj edhe ndërhyn, s’mund të bëjë sehir. Policia nuk ka ndërhyrë forcërisht i ka drejtuar apel që të hapen rrugët. E drejta ime nuk duhet të cënojë të drejtën tuaj”, tha Qato.