Vendosni fjalën kyçe....

Wall Street mbyllet më 9 janar për të nderuar ish-presidentin Jimmy Carter


Bursat amerikane do të mbyllen të enjten, më 9 janar, për të nderuar ish-presidentin amerikan Jimmy Carter, i cili ndërroi jetë të dielën në moshën 100-vjeçare. 

Bursa e New York-ut (NYSE) dhe Nasdaq njoftuan mbylljen të hënën, duke respektuar traditën e nderimit të presidentëve të ndjerë. 

Presidenti Joe Biden shpalli datën 9 janar si ditë zie kombëtare për të nderuar Carter-in, presidentin e 39-të të Shteteve të Bashkuara dhe fituesin e Çmimit Nobel për Paqe në vitin 2002 për punën e tij humanitare, sipas Reuters.

Shoqata e Industrisë së Letrave me Vlerë dhe Tregjeve Financiare (SIFMA) ka rekomanduar gjithashtu që tregu i obligacioneve amerikane të mbyllet më herët atë ditë, në orën 14:00 (ET) ose 19:00 (GMT).