Dy të paraburgosur për vjedhje janë arratisur ditën e sotme teksa po shoqëroheshin nga komisariati i Elbasanit drejt paraburgimit.
Dinamika e ngjarjes nuk dihet ende megjithatë ngjarja ka ndodhur teksa 29-vjeçari me iniciale N.L. dhe 33-vjeçari me iniciale E.P. janë larguar me vrap pasi kanë dalë nga gjykata.
Njëri prej tyre, 33-vjeçari është ndaluar pak çaste pas arratisë ndërsa personi tjetër është në kërkim.
“Mesditën e sotme, shtetasit N.L. dhe E.P., pas masës së sigurisë në Gjykatën e Elbasanit, të ndaluar më datë 28.12.2024, për veprën penale “Vjedhja”, pasi i kanë zbritur nga automjeti shërbimet e Policisë me qëllim kryerjen e procedurave për transferim në IEVP, këta shtetas kanë mundur të largohen me vrap nga ambientet e DVP Elbasan. Si rezultat i veprimeve policore është bërë e mundur kapja e njërit prej tyre, shtetasit E. P., dhe vijon puna për kapjen e shtetasit tjetër, N. L.. Në lidhje me këtë rast, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin disiplinor ndaj punonjësve të Policisë dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimin penal.” – thuhet në njoftimin e policisë.