Vendosni fjalën kyçe....

Izraeli i paralajmëron rebelët Huthi se rrezikojnë fatin e njëjtë si Hamasi dhe Hezbollahu



Ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara, Danny Danon, i ka paralajmëruar për “herë të fundit” rebelët Huthi që t’i ndalin sulmet raketore kundër Izraelit, duke thënë se ata rrezikojnë ta përjetojnë fatin e njëjtë “mizor” sikurse Hamasi, Hezbollahu dhe Bashar al-Assadi i Sirisë, nëse ngulin këmbë.

Danon gjithashtu e paralajmëroi Iranin, i cili i mbështet Huthit, se Izraeli ka aftësi për ta goditur çdo shënjestër në Lindjen e Mesme, përfshirë në Iran.

Disa orë pas fjalimit të tij të hënën në mbrëmje, ushtria izraelite njoftoi se e rrëzoi një raketë të shkrepur nga Jemeni, e cila bëri që sirenat të binin në gjithë vendin.

Rebelët Huthi i sulmuan aeroportin “Ben Gurion” afër Tel Avivit dhe një stacion të energjisë elektrike në jug të Jerusalemit duke përdorur një raketë balistike hipersonike dhe një raketë balistike Zulfiqar, përkatësisht, tha të martën zëdhënësi ushtarak i grupit, Yahya Saree./REL