Vendosni fjalën kyçe....

Ministri Manja: 15 mijë individë do të përfitojnë kompensim për legalizimet



Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka njoftuar gjatë një konference për shtyp se 15 mijë individë, ose rreth 5200 familje, do të përfitojnë kompensim financiar për procesin e legalizimeve.

Sipas tij, nga viti 2010 deri në 2024, janë kompensuar 9667 subjekte në masën 70%. Me fondin e ri, plotësohet detyrimi i mbetur prej 30% të kompensimit për këta pronarë.

“ Nuk mund të rrija pa bashkëndarë nëpërmjet jush me qytetarët një kartolinë urimi për 15 mijë individë, apo 5200 familje që duke nisur nga sot do të përfitojnë një masë kompensimi për shkak të procesit të legalizimeve një vlerë totale prej 30 mln eurosh që qeveria ka akorduar për të mbyllur një pjesë të këtij procesi.
Janë 9667 subjekte të cilat nga 2010 deri në 2024 janë kompensuar në masën 70 përqind për shkak të këtij procesi, dhe ishte detyrë i shtetit masa 30 %
Bëhet fjalë për pronarë që pronat janë zënë nga ndërtime informale”, tha ai.