Personat me aftësi të kufizuara dhe shoqëruesit e tyre protestuan sot para Bashkisë Korçë, pasi nuk kanë marrë bonusin e fundvitit prej 15 mijë lekësh, shkruan Shqiptarja.
Pas takimit mes përfaqësuesit të bashkisë dhe protestuesve, këtyre të fundit u është thënë se do e marrin shpërblimin ditët e para të janarit.
Shpërblimi për kategorinë e personave me aftësi të kufizuar u vendos nga qeveria më 26 dhjetor dhe nga ai përfitojnë 275 mijë familje e individë në mbarë vendin.