Vendosni fjalën kyçe....

“Surpriza e festë për ndërrimin e viteve, Veliaj do ndezë speklaltin e fishekzjarrjeve” – Nënkryetarja e bashkisë


Nënkryetarja e bashkisë Tiranë Keti Luarasi zbuloi disa nga surprizat e mbrëmjes së sotme në festën që nis në orën 22:00.

Ajo tha gjithashtu se kryebashkiaku Veliaj do jetë në shesh për të numëruar sekondat e ndërrimit të viteve, pasi e ka bërë traditë tashmë festimin me kryeqytetasit.

“Padiskutim, kryetari i bashkisë e ka kthyer traditë mirëpritjen e Viti të Ri bashkë me qytetarët. Ai do të shtypë edhe pulsin për spektaklin e fishkëzjarreve si gjithmonë. Të gjithë qytetarët janë të mirëpritur. Mbrëmja do nisë në orën 22:00 me një DJ. Rreth orës 22:45, këngëtari i njohur Sardi Strugaj do të hapë natën me performancën e tij, ndërsa në orën 23:10 performon Ardit Çuni. Në orën 23:40, Elgit Doda do të ngjitet në skenë, duke sjellë emocione të veçanta dhe entuziazëm, ndërsa momenti kulminant do të jetë ora 24:00. “Ka një mori aktivitetesh të organizuara për të pritur natën speciale të vitit të ri. Nata e sotme do të kulmojë në 22:00 me DJ që kanë ardhur për të ngrohur atmosferën dhe për të ftuar të gjithë qytetarët në shesh, në 22:40 do kemi Sardi Strugaj që do ndezë skenën fantastike për t’iu dhënë kënaqësi qytetarëve që do festojnë festën e vitit të ri bashkë me ne. Në 23:10 do të kemi Ardit Çunin, 11:40 do ndriçojmë skenën me Elgit Dodën. Kjo mbrëmje do të kulmojë me hedhjen e fishekzjarreve. Më pas skena do të vazhdojë të ruajë entuziazmin me performancën e Xhensila Myrtezaj, në 12:40 do kemi performancën e Three Dots. Do të vazhdojë deri në orët e para të mëngjesit me DJ.”, tha Luarasi për Report Tv.