Vendosni fjalën kyçe....

Trump humbet apelin në gjyqin për shpifje dhe sulm seksual, duhet të paguajë 5 milionë dollarë


Një gjykatë federale apeli të hënën la në fuqi një dëmshpërblim prej 5 milionë dollarësh që E. Jean Carroll fitoi kundër Donald Trump, kur një juri e shpalli presidentin e zgjedhur të SHBA-së përgjegjës për abuzim seksual dhe më vonë shpifje ndaj ish-editorialistes, shkruan Reuters.

Një panel prej tre gjyqtarësh në Manhattan hodhi poshtë argumentin e Trump se gjyqtari nuk duhet t’i linte anëtarët e jurisë të dëgjonin provat në lidhje me sjelljen e dyshuar seksuale të republikanit në të kaluarën, duke e bërë gjyqin dhe vendimin të padrejtë.

Gjykata tha se provat, duke përfshirë mburrjen e Trump për aftësitë e tij seksuale në një video “Açess Hollyëood” që u shfaq gjatë fushatës presidenciale të SHBA-së 2016, krijuan një “model sjelljeje të përsëritur, idiosinkratike” në përputhje me pretendimet e Carroll.

“Duke marrë të dhënat në tërësi dhe duke marrë parasysh fuqinë e çështjes së zonjës Carroll, ne nuk jemi të bindur që ndonjë gabim i pretenduar apo kombinim gabimesh në vendimet e provave të gjykatës së rrethit ka ndikuar në të drejtat thelbësore të zotit Trump”, tha gjykata.

Vendimi i majit të vitit 2023 erdhi në një incident rreth vitit 1996 në dhomën e zhveshjes së një dyqani “Bergdorf Goodman” në Manhattan, ku Carroll, tani 81 vjeç, tha se Trump e përdhunoi atë.

Megjithëse juria në gjykatën federale në Manhattan nuk zbuluan se Trump, 78 vjeç, kishte kryer përdhunim, ata i dhanë ish-editorialistes së revistës Elle 2.02 milionë dollarë për sulm seksual dhe 2.98 milionë dollarë për shpifje.

Një juri tjetër urdhëroi Trumpin në janar që t’i paguante Carroll-it 83.3 milionë dollarë për shpifje dhe dëmtim të reputacionit në qershor 2019, kur ai për herë të parë mohoi pretendimin e saj për përdhunim.

Në të dy mohimet, Trump tha se nuk e njihte Carroll-in, ajo “nuk ishte tipi im” dhe se ajo sajoi pretendimin e përdhunimit për të promovuar librin e saj me kujtime.

Steven Cheung, një zëdhënës i Trump, tha në një deklaratë se amerikanët “kërkojnë një fund të menjëhershëm të përdorimit politik të sistemit tonë të drejtësisë dhe një pushim të shpejtë të të gjitha gjuetive të shtrigave, duke përfshirë rastin Carroll të financuar nga demokratët, që do apelohet.”