Kryeministri Rama tha në urimin drejtuar shqiptarëve për Vitin e Ri 2025 se vitin 2024 Shqipëria është ngjitur në majën më të lartë ndonjëherë.
Në një urim të pazakontë përmes videos, të konceptuar si një film me metrazh të shkurtër, kreu i qeverisë pasi bën një tur nëpër kryeministri shfaqet me një top të kuq në duar teksa zotohet se në vitet në vijim Shqipëria do ngjitet në maja edhe më të larta, duke u anëtarësuar nëBE.
“Ka një vit të tërë për t’u ngjitur dhe çdo vit e ka një ditë të vetme për të zbritur. Këtë vit e kemi ngjitur Shqipërinë më lart se ndonjëherë. Por në vitin që po troket dhe në disa vite pas tij do e ngjisim në majën ku do qëndrojë edhe kur të gjithë ne të mos jemi më. Aty ku gjendet shtëpia e madhe e familjes së bashkuar europiane. Por sot, për ne kalimtarët në këtë botë është ajo dita e vetme për të zbritur dhe për të qëndruar me familjet tona duke priturr Vitin e Ri. Prandaj unë sonte nuk do bëj më shumë se t’u uroj të gjithëve një vit të ri në ngjitje me shëndetin top, me mbarësi dhe gëzime në familjet tuaja.Gëzuar.” – thotë Rama në urimin e tij.