Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Masa për mua se po sulmoj SPAK dhe GJKKO


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj vendosjes së masave të sigurisë për të, duke i cilësuar ato si një “krim të shëmtuar kushtetues”.

Në një deklaratë të tij, Berisha akuzoi SPAK dhe Gjykatën se janë të tmerruar nga denoncimet për korrupsion dhe abuzime, duke përdorur masat ndaj tij për të mbrojtur veten dhe pushtetin e Edi Ramës.

Sipas Berishës, ky akt është një vazhdim i abuzimeve të kryera nga ata që kanë qenë të përfshirë në vjedhje. 

Berisha: Mësova më vonë dhe dua t’ju konfirmoj se kemi të bëjmë me një krim të shëmtuar kushtetues. Skapistët të tmerruar nga krimi i tre kanë kryer një krim tjetër. Kanë kërkuar vendosen e masave të sigurisë sepse Berisha po sulmon SPAK dhe Gjykatën, Irenën dhe Dumanin.

Zbatuan urdhrin e Edi Ramës pasi janë tmerruar nga denoncimet nga vjedhjet që kanë bërë. Të kesh 3 banesa me rrogë shteti dhe të banosh në një të katërt, e kuptoni vetë ju çfarë po ndodh, e merrni me mend se si janë larë paratë me thasë. Këtë mësova unë.