Vendosni fjalën kyçe....

Bie sistemi në doganën maqedonase në Qafë Thanë, krijohet fluks makinash në të dyja anët e kufirit


Bie sistemi në doganën Maqedonase në Qafë Thanë, krijohet fluks automjetesh në hyrje dhe në dalje të Shqipërisë.

Siç raportohet nga autoritetet, edhe pse ka probleme me sistemin pala maqedonase, mjetet vijojnë të kalojnë, por me ngadalë.

 Autoritetet kanë hapur të gjitha sportelet për të shmangur fluksin e krijuar deri në normalizim të situatës.

Gjithashtu, autoritetet sqarojnë se situata është drejt normalizimit.

Sipas informacioneve nga kufiri, në Qafë Thanë po punohet me 3 sportele në dalje dhe po 3 në hyrje.

Për shkak të problemeve me internetin nga pala maqedonase, u krijua për disa minuta fluks por situata po normalizohet.