Vendosni fjalën kyçe....

“Çfarë parodie” – Musk komenton vendimin e Biden për t’i dhënë Sorosit Medaljen e Lirisë


Sipërmarrësi miliarder dhe një nga personat më të afërt të presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, Elon Musk ka kritikuar presidentin në largim Joe Biden për vlerësimin e George  Soros me nderimin më të lartë civil të SHBA-së, Medaljen e Lirisë.

Duke komentuar në platformën e tij të mediave sociale X, Elon Musk tha se është një parodi që Biden po i jep Soros-it Medaljen e Lirisë.

Kjo nuk është hera e parë që Elon Musk sulmon George Soros. Më herët, në një Podcast, Musk kishte thënë se George Soros po bën gjëra që gërryejnë strukturën e qytetërimit.

“Zgjedhja e prokurorëve që kundërshtojnë të ndjekin penalisht krimin, është një punë shumë e keqe që gërryen strukturën e qytetërimit tonë,” tha ai.