Vendosni fjalën kyçe....

Dhjetëra viktima nga sumet ajrore izraelite në Gaza


Një sulm ajror izraelit vrau 12 persona në një shtëpi në Gaza mëngjesin e së shtunës, duke e rritur numrin e vdekjeve nga sulmet në gjithë Gazën në 65 ditët e fundit, thanë mjekët palestinezë, ndërsa ndërmjetësit nisën një përpjekje të re për armëpushim në Katar.

Banorët dhe mjekët thanë se të paktën 14 persona ndodheshin në shtëpinë e familjes Al-Ghoula kur ndodhi sulmi në orët e para të mëngjesit, duke shkatërruar ndërtesën.

Njerëzit kërkuan në rrënoja për të gjetur të mbijetuar  të mundshëm të bllokuar nën gurë, ndërsa sipas mjekëve disa fëmijë ishin ndër të vdekurit.

Nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga ushtria izraelite për këtë incident. Ushtria tha në një deklaratë të së shtunës se forcat e saj kishin vijuar operacionet këtë javë në qytetin e Beit Hanoun, në skajin verior të enklavës, ku ushtria vepron prej tre muajsh dhe kishin shkatërruar një kompleks ushtarak që kishte përdorur Hamas.