Vendosni fjalën kyçe....

Krerët e PD-së në rrethe njoftojnë protestë para SPAK-ut të hënën në mëngjes


Krerët e degëve të PD-së kanë thirrur një protestë të hënën para SPAK-ut pas vendimit të gjykatës që e la në detyrim paraqitjeje dy herë në muaj kreun e partisë Berisha.

Në njoftimin e shpërndarë, krerët e degëve në rrethe theksojnë se SPAK është vegël në duart e kryeministrit Rama për të persekutuar kundërshtarët politikë.

Protesta do nisë në orën 9 e 30 të mëngjesit, shkruan BW.

“Diten e hënë, më 5 janar, në orën 9:30, mobilizojmë të gjitha strukturat e degëve të Partisë Demokratike për të protestuar para SPAK-ut, si një vegël në duar të Edi Ramës për të persekutuar kundërshtarët politikë. Ne do të jemi aty për të mbështetur të drejtën, ligjin dhe të vërtetën, që janë në anën e Kryetarit të Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha. Protesta do të nisë në orën 9:30 përpara selisë së SPAK-ut. Ju ftojmë të gjithë të jeni prezent për të qëndruar të bashkuar në mbështetje të kauzës tonë. Faleminderit!”