Vendosni fjalën kyçe....

Përplasje ndërkufitare mes dy vendesh në Afrikë, vriten 5 ushtarë


Persona të armatosur nga Nigeria kanë vrarë të paktën pesë ushtarë kamerunas dhe kanë plagosur disa të tjerë në fshatin Bakinjaë, në kufirin e Kamerunit me Nigerin, tha një deputet i zonës.

Ky është incidenti i fundit në një seri përpjekjesh për të marrë kontrollin e territorit në këtë zonë.

Aka Martin Tyoga, deputet i rrethit të Akwaya në jugperëndim të Kamerunit, ku ndodhi incidenti, i tha Reuters se sulmi ndodhi mëngjesin e premtes, kur qindra barinj të armatosur Fulani kaluan kufirin nga shteti i Taraba në Nigeria për të sulmuar një bazë ushtarake.

Ai tha se ky ishte një akt hakmarrjeje pasi ushtarët kameras kishin vrarë disa barinj ditën para.

Agwa Linus, prijësi tradicional i Bakinjaë, tha se sulmuesit gjithashtu i dogjën shtëpinë.